“Dimitrie Çupovski” nr.13, 1000 Shkup +38923244000 ic@mchamber.mk

Për Odën

ORGANIZIMI DHOMOR NË MAQEDONI PËRMES HISTORISË

Harold_Wilson_Allan_Warren

“Është më mirë që Odën ta kemi si partner të Qeverisë në konceptimin e ligjeve, sesa si kundërshtar në zbatimin e tyre”
(Xhejms Harold Wilson, kryeministër i Britanisë së Madhe në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar)

1922 – 2019. Edhe tre vite dhe një shekull organizim dhomor në Maqedoni.

Si përfaqësuese të interesave dhe zërit të sektorit të biznesit, odat janë institucione me histori të gjatë dhe paraqesin faktor të rëndësishëm ekonomik në çdo shtet pa marrë parasysh llojin e sistemit të organizimit dhomor.

Maqedonia, si pjesë e Perandorisë Osmane, ka qenë e rëndësishme sepse ndodhej në kryqëzimin ndërmjet të gjitha drejtimeve rrugore (lindje, perëndim, veri dhe jug). Në dokumentet e vjetra turke, në periudhën e shekujve XVI - XVII, periudhë e ndryshimeve historike por edhe kulturore, gjenden të dhëna për formimin e të ashtuquajturave “odasi”, përkatësisht një lloj shoqatash esnafesh, fillimet e organizimit dhomor në Maqedoni.

Sipas të dhënave zyrtare, fillimet e para të organizimit dhomor në territorin e Maqedonisë janë evidentuar nga viti 1922 kur me Ligj është themeluar Oda Tregtare-Industriale me seli në Shkup. Me Ligjin për ndërmarrjet të vitit 1931, odat janë transformuar në organ këshilldhënës dhe ndihmës të pushtetit shtetëror, duke marrë njëkohësisht funksione të caktuara juridiko-publike (dhënia e lejeve, vërtetimeve, legjitimacioneve, kryerja e arbitrazhit gjyqësor, emërimi i ekspertëve etj.). Me Kartën e Presidiumit të ASNOM-it të 18 shkurtit 1945 është formuar një Oda unike Tregtare Industriale me kompetencë në territorin e njësisë federale maqedonase të atëhershme. Nga kjo periudhë në Republikën e Maqedonisë fillon zhvillimi intensiv i ekonomisë dhe i organizimit dhomor.

Në periudhën deri në vitin 1962, kur me Ligj u formua Oda Ekonomike unike e Maqedonisë, veprojnë edhe disa oda të organizuara në mënyrë të degëzuar që dhanë kontribut të rëndësishëm në afirmimin e organizimit dhomor në Republikën e Maqedonisë. Me Ligjin për Odën Ekonomike të Maqedonisë nga dhjetori i vitit 2004, Oda është asociacion profesional afarist që harmonizon, përfaqëson dhe mbron interesat e anëtarëve të saj dhe me formimin e modelit privat-juridik të organizimit dhomor numëron më shumë se 15.000 anëtare mbi bazë vullnetare. Oda Ekonomike e Maqedonisë nga viti 1994 fitoi statusin e anëtarit të Odës Ndërkombëtare Tregtare.

Oda, si formë e organizimit të ekonomisë në Republikën e Maqedonisë, me aktivitetin e saj, duke i kryer funksionet e veta, dha kontribut të madh për zhvillimin e ekonomisë maqedonase, e mbi të gjitha, për aftësimin profesional të kuadrove, përmirësimin e cilësisë së prodhimit, zhvillimin dhe afirmimin e potencialeve ekonomike përmes propagandës, funksionit promovues dhe përfaqësues të organizatave të caktuara të specializuara themelues i të cilave ishte Oda Ekonomike.
Nga dhjetori i vitit 2004, me Ligjin për Odën Ekonomike të Maqedonisë, Oda është asociacion profesional afarist që harmonizon, përfaqëson dhe mbron interesat e anëtarëve të saj dhe me formimin e modelit privat-juridik të organizimit dhomor numëron më shumë se 15.000 anëtare mbi bazë vullnetare. Në Odë mbi bazë vullnetare shoqërohen persona juridikë me seli në Republikën e Maqedonisë që kryejnë veprimtari ekonomike dhe janë të regjistruar në regjistrin tregtar. Në Odë mund të shoqërohen edhe subjekte të tjera që me veprimtarinë e tyre kontribuojnë në avancimin e punës së ekonomisë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë nga viti 1970 filloi me ndarjen e Çmimit të Parë të Majit, ndërsa në vitin 1994 ai u riemërua në Çmimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe ndahet me rastin e Ditës së Odës - 18 Shkurt.

Oda Ekonomike e Maqedonisë nga viti 1994 fitoi statusin e anëtarit të Odës Ndërkombëtare Tregtare.

Roli i Odës Ekonomike të Maqedonisë shihet pikërisht në zhvillim.

I padiskutueshëm është kontributi i saj në ngritjen e përgjithshme ekonomike dhe në profilizimin e ambientit ekonomik.

Rëndësia e odave ekonomike gradualisht rritet dhe bëhet masë për shkallën e zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe demokracisë në një shoqëri. Ato janë institucione dinamike që, para së gjithash, kanë detyrë të promovojnë zhvillimin përmes mbështetjes së biznesit. Ato janë pasqyrë e subjekteve ekonomike kombëtare. Si përfaqësuese të interesave dhe zërit të sektorit të biznesit, odat janë institucione me histori të gjatë dhe paraqesin faktor të rëndësishëm ekonomik në çdo shtet, pa marrë parasysh llojin e organizimit dhomor.

Odat e pasqyrojnë shkallën e zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore-politike dhe ekonomike, e me këtë edhe shkallën e zhvillimit të ekonomisë së tregut në një shtet. Kështu, sot, odat ofrojnë gamë të gjerë shërbimesh për anëtaret e tyre.

95 VITE NGA ORGANIZIMI DHOMOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Më 17 shkurt 2017, në prani të elitës së plotë vendore të biznesit, e shoqëruar nga prania e një pjese të personaliteteve ekonomike dhe politike vendore dhe ndërkombëtare me ndikim për Maqedoninë, në mënyrë solemne dhe dinjitoze dhe në frymë pune, u shënua 95-vjetori i ekzistimit dhe funksionimit të asociacionit më të vjetër dhe më të madh të biznesit në vend, Oda Ekonomike e Maqedonisë.  

Shënimi i përvjetorit u pasurua me organizimin e një tryeze të rrumbullakët me temë: “Pozita e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – përparësi dhe mangësi”, e iniciuar nga puna dyvjeçare e odave ekonomike dhe anëtareve të tyre për zhvillimin dhe jetëzimin praktik të një iniciative të rëndësishme - Iniciativës për lidhjen e sipërmarrësve nga vendet e vogla, e cila lindi nga nevoja për lidhjen e tyre, veprimin e përbashkët dhe përballjen me sfidat për zhvillimin e biznesit në kohë veçanërisht të vështira.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të njohur nga biznesi, shkenca dhe asociacionet e biznesit, ish-kryeministra dhe presidentë nga rajoni dhe më gjerë, të cilët vijnë ose punojnë në vende të vogla, edhe atë: Milo Gjukanoviq, burrë shteti malazez, politikani dhe burrështetasi me përvojë kroat Stipe Mesiq; Branko Rogliq, pronar i “Orbico”, miliarder kroat, ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në rajon, distributori kryesor në Evropë; Sveto Janevski, kryetar i Bordit Drejtues të VV “Tikvesh”, markë maqedonase në biznes dhe menaxhim; dr. Vladimir Gligorov, ekspert ndërkombëtar ekonomik nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, puna e të cilit është e orientuar në studime shkencore-hulumtuese në vendet e Ballkanit; dr. Aleksandar Vllahoviq, kryetar i Unionit të Ekonomistëve të Serbisë dhe organizator kryesor i Forumit të Biznesit Kopaonik; prof. dr. Koço Angjushev, drejtor ekzekutiv i Grupacionit FERO INVEST DOO Shkup, profesor në Fakultetin e Makinerisë pranë UKIM-it, nënkryetar i Odës dhe biznesmen e sipërmarrës i suksesshëm maqedonas; prof. dr. Dragan Mikereviq, profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik në Banja Llukë, kryetar i KD të Unionit të Kontabilistëve dhe Revizorëve të Republikës Srpska; ish-kryeministër i Republikës Srpska; Xhemal Inaishvili, kryetar i Konfederatës së Odave Tregtare-Industriale Aziatike-Paqësore dhe anëtar i Këshillit Gjeneral të Federatës Botërore të Odave, ish-deputet dhe zëvendëskryesues i parlamentit gjeorgjian; Sava Dalbokov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Sparkasse Banka Maqedoni AD Shkup dhe anëtar i Bordit Drejtues të “Steiermarkische Bank und Sparkassen AG”, Austri; dr. Zlatko Simonovski, drejtor gjeneral dhe kryetar i Bordit Drejtues të FAKOM AD Shkup, një nga kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore në industrinë e përpunimit të metaleve, Marko Çadezh, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë dhe Safet Gjergjaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.


 

94 VITE NGA ORGANIZIMI DHOMOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Jubileu u shënua me ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve të Odës Ekonomike të Maqedonisë për vitin 2015 dhe prezantimin e sistemit dual në arsimin e mesëm profesional, si prioritet kryesor i Odës në vitin 2016.

Në seancën solemne të Kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, me rastin e 94-vjetorit të organizimit dhomor në Republikën e Maqedonisë, para të pranishmëve u drejtua kryetari i Odës Branko Azeski, i cili theksoi kënaqësinë që edhe pas kaq vitesh përvojë jemi markë dhe lider në sistemin dhomor jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Me këtë rast, Azeski theksoi se për kryerjen sa më optimale të funksionit dhomor, duhet të ekzistojë konsensus ndërmjet sektorit publik dhe privat pa të cilin nuk ka përparim ekonomik. Na duhet aksion, të kërkojmë tregje të reja dhe “me pesë damarë” ta zhvillojmë industrinë, - theksoi kryetari Azeski.

Në kuadër të seancës solemne, Oda Ekonomike e Maqedonisë ndau çmime dhe mirënjohje të tjera për vitin 2015. 


93 VITE NGA ORGANIZIMI DHOMOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë, në vitin 2015 - Viti i konkurrencës, e festoi 93-vjetorin e themelimit të saj, me shënim solemn të këtij jubileu të rëndësishëm për organizimin dhomor në Republikën e Maqedonisë. Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, u organizua konferencë rajonale: “HAPJE PROGRESIVE DHE EFIKASE E TREGUT PËR FURNIZIME PUBLIKE TË VENDEVE NËNSHKRUESE TË MARRËVESHJES CEFTA”.

Në shënimin e jubileut morën pjesë mysafirë të shquar, përfaqësues të organeve shtetërore, institucioneve, trupit diplomatik në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqatave dhe partnerëve, mysafirë, miq dhe mbështetës të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë është asociacioni kryesor i biznesit në Republikën e Maqedonisë, anëtare e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, bashkëthemeluese e odave të përziera, këshillave afariste, gjë që kontribuon për përfaqësim dhe mbrojtje sa më të suksesshme të interesave të anëtareve të saj në vend dhe jashtë tij. Vendosja e kontakteve ndërkombëtare, pjesëmarrja në shumë forume ndërkombëtare të biznesit, panaire, aktivitete edukative, promovuese dhe lloje të tjera manifestimesh, është në funksion të mbështetjes së avancimit të aktiviteteve afariste të anëtareve të Odës.

Oda Ekonomike e Maqedonisë gjithmonë u ndihmon ekonomistëve dhe biznesit në vend. Ajo është krenare sepse është asociacioni më i vjetër dhe më me ndikim afarist në Maqedoni. Edhe në kushtet e pluralizmit të vendosur të organizimit dhomor në këto hapësira, ajo e ruajti primatin e Odës – lider me 93 vite përvojë.


92 VITE NGA ORGANIZIMI DHOMOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Oda Ekonomike e Maqedonisë, më 18 shkurt 2014, 92-vjetorin e themelimit të saj e shënoi me Konferencë me temë: “ARBITRAZHI NË RAJONIN E CEFTA-S NË DREJTIM TË AVANCIMIT TË ZHVILLIMIT EKONOMIK”, e cila ishte e fokusuar në identifikimin e gjendjes në zgjidhjen arbitrazhore të kontesteve në vendet e rajonit CEFTA, si dhe problemet me të cilat përballet secili institucion arbitrazhi në këto vende në zgjidhjen e kontesteve me element ndërkombëtar. Me këtë rast u bë përpjekje për zhvillimin e metodave për avancimin e zgjidhjes arbitrazhore të kontesteve me qëllim mbrojtjen e interesave të palëve në kontestet me element ndërkombëtar, me çka u kontribuua për avancimin e mëtejmë të mekanizmit arbitrazhor për zgjidhjen e kontesteve.


91 VITE NGA ORGANIZIMI DHOMOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Oda Ekonomike e Maqedonisë e shënoi 91-vjetorin e ekzistimit të saj me një solemnitet përkatës në Odën Ekonomike të Maqedonisë (18.2.2013). Këtë vit kjo u bë me një takim modest të kompanive të cilat në kushte krize nga viti 2008 deri më sot guxuan t’i kundërvihen asaj dhe me investime të reja në kapacitete prodhuese dhe punësime të reja të dëshmojnë se ekonomia maqedonase ka të ardhme. (më shumë)

  Oda, u theksua, në kuadër të autorizimeve të saj ligjore do të kontribuojë dhe do t’i mbështesë të gjithë ata që do të përcaktohen aktivitetet e tyre t’i drejtojnë kah përcaktimet e saj kyçe:
1. investimet vendore dhe të huaja të jenë shtytës i rritjes;
2. të rritet eksporti i produkteve konkurruese për zhvillim të qëndrueshëm;
3. sektori privat të bëhet shtyllë e rritjes ekonomike dhe ta absorbojë papunësinë e lartë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë me këtë rast u ndau mirënjohje menaxherëve që kanë investuar në kapacitete të reja prodhuese në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2008 deri më sot. 

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut - Oda e PARË dhe institucioni i PARË në Republikën e Maqedonisë së Veriut i certifikuar sipas STANDARDIT ISO 9001:2015

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në vitin 2008 filloi me implementimin e kërkesave nga standardi ndërkombëtar ISO 9001:2008 dhe të njëjtin e përmbylli me sukses me certifikimin e tij.

Oda, duke ndjekur risitë në punën me menaxhimin e cilësisë, si institucion në Republikën e Maqedonisë që i njeh rëndësinë, domosdoshmërinë dhe përfitimet nga sistemi i vendosur për menaxhim të cilësisë, vazhdoi me zbatimin dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve të reja që i imponon ky standard, duke i aplikuar në punën e përditshme. U tregua dhe u konfirmua se një sistem i zhvilluar dhe i mirëmbajtur për menaxhim të cilësisë ka kontribut pozitiv në dhe për realizimin e qëllimeve në punën dhomore, duke përmirësuar:

    • kënaqësinë dhe besimin tek anëtaret dhe përdoruesit e shërbimeve të odës;
    • rezultatet e përgjithshme dhe aftësitë e të gjithë të punësuarve në Odë;
    • cilësinë e shërbimeve të ofruara nga oda;
    • produktivitetin e punës;
    • reduktimin e gabimeve në punë;
    • racionalizimin dhe uljen e shpenzimeve në punë etj.

Pikërisht kjo ndihmoi në përpjekjen që Oda të jetë dhe të mbetet institucion udhëheqës i biznesit në shtet, i cili përmes profesionalizmit, analiticitetit dhe transparencës së kuadrit të vet dhe ekspertëve me të cilët bashkëpunon në ndërtimin e informatave dhe analizave ekonomike, me sukses dhe cilësi i mirëmban marrëdhëniet me anëtaret-kompani dhe me të gjithë partnerët siç janë institucionet shtetërore, asociacionet e tjera të biznesit, mediat dhe bashkëpunëtorët e tjerë në vend dhe jashtë tij.

Me zbatimin e revizionit të standardit, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut u bë oda e parë dhe në përgjithësi institucioni i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që proceset e veta operative i përshtati me kërkesat e standardit të ri ISO 9001:2015.

Ndryshimet më të reja janë pjesë e evolucionit të vazhdueshëm të këtyre standardeve, ndërsa ato adresojnë zgjidhjen e çështjeve kyçe siç janë: rritja e bizneseve të shërbimeve, përdorimi i gjerë i standardeve për më shumë sisteme të menaxhimit në kuadër të institucionit, integrimi i cilësisë në udhëheqjen e biznesit, si dhe lehtësimi i përgjithshëm i zbatimit të standardeve.

Ky sistem që fillimisht është konfirmuar nga BSI (British Standards Institution), e më pas nga TUV NORD, e tregon gatishmërinë e Odës për të dëshmuar se si punohet në institucion ku zbatohen parimet e një sistemi të pjekur për menaxhim të cilësisë dhe ku demonstrohen obligimi i fortë dhe angazhimi i udhëheqësisë dhe i të gjithë ekipit për të përmirësuar vazhdimisht punën dhomore, tani edhe në përputhje me revizionin e ri të standardit ISO 9001:2015, dhe në interes të vetë institucionit, kompanive dhe të gjitha palëve të interesuara.